Tenderi te 'Unaza e Re', Vasili: Arta Marku të bllokojë pasaportat e Ramës dhe Gjiknurit, mund të ikin si Gruevski

Shqipëria

Tenderi te 'Unaza e Re', Vasili: Arta Marku të bllokojë pasaportat e Ramës dhe Gjiknurit, mund të ikin si Gruevski

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 21:07
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili

Kreu i grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në një postim në rrjetet sociale është shprehur se Prokuroria është bërë njësh me hajdutët. Nënkryetari i kësaj partie Petrit Vasili i kërkon kryeprokurores Arta Marku që t'i bllokojë pasaportën kryeministrit Edi Rama, ministrit të Infrastrukturës, Damian Gjiknuri dhe kreut të ARRSH-së, Afrim Qendro. Vasili ngre shqetësimin se personat e lartpërmendur mund të ikin si Gruevski

Postimi i plotë i Vasilit:

Prokuroria njesh me hajdutet e qeverise, pse nuk i bllokon pasaportat Rames,Gjiknurit dhe Qendros.

E padegjuar!!!

Pas fakteve te tmerrshme per fallsifikim dokumentash hajdutet e qeverise pranojne qe kane vjedhur hapur ne mes te sheshit tenderin te Unaza e re dhe e pezullojne tenderin.

Prokuroria me e inkriminuar ne bote ne vend te conte menjehere pas hekurave hajdutet e qeverise, heshti per nje kohe te gjate dhe u krijoi kohen, hapesiren, mundesite qe te fshehin provat.

Pse nuk i bllokon pasaportat prokuroria Edi Rames,Damian Gjiknurit dhe Afrim Qendros apo pret qe te ikin si Gruevski.

Kjo prokurori ka vdekur. Kjo prokurori ka zgjedhur te jete me kusaret e qeverise dhe kunder ligjit dhe popullit te vet. Kjo prokurori ka zgjedhur ta mbeshtese dhe ta fshehe krimin dhe jo ta luftoje ate. Kjo prokurori ka zgjedhur edhe fatin e vet te pashmangshem, qe eshte si i ai krimineleve dhe shkelesve te ligjit, pra denimi i rrepte dhe pa asnje tolerim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat