Ceremonia për Kaçifas, gazetarit grek i ndalohet hyrja në Kakavijë

Shqipëria

Ceremonia për Kaçifas, gazetarit grek i ndalohet hyrja në Kakavijë

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 21:11
Panajotis Savidis

Teksa nesër pritet të shënohen 40 ditë nga vrasja e Kostandin Kaçifas ku pritet të zhvillohet edhe një ceremoni përkujtimore, autoritetet shqiptare i kanë ndaluar hyrjen në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës një gazetari grek.

Gazetari Panajotis Savidis, i cili punon për gazetën greke "Protothema", i është komunikuar se është person non grata në Shqipëri dhe për pasojë nuk mund të hyjë në territorin shqiptar. Gazetarit i është dhënë edhe një dokument për këtë.

Ora News bën me dije se vetëm gjatë ditës së sotme u është refuzuar hyrja në doganën e Kakavijës 4 shtetasve grekë.

Gjithashtu bëhet me dije se të gjitha pikat e kalimit kufitar, policia ka shpallur listën me 52 shtetasit non grata. Burimet thonë se shtetasit e tjerë që do të kalojnë kufirin do te kontrollohen imtësisht nga forcat e FNSH dhe Delta që janë stacionuar ne Gjirokastër që prej ditës së djeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat