Pista e patinazhit, atraksioni më i ri argëtues në Korçë

Shqipëria

Pista e patinazhit, atraksioni më i ri argëtues në Korçë

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 10:08
Pista e patinazhit në Korçë

Në qendër të Korçës është hapur edhe për këtë vit pista e patinazhit, një tjetër atraksion për t’u argëtuar gjatë ditëve të dimrit në “Qytetin e festave”.

Pista e Patinazhit, pranë Kullës Panoramike, ka tërhequr vëmendjen e qindra qytetarëve dhe turistëve të huaj.

Të shumtë kanë qenë dashamirësit e patinazhit, kryesisht të rinj e fëmijë, që kanë nisur të rrëshqasin dhe të tregojnë talentin e “vallëzimit” mbi akull përballë të tjerëve, transmeton atsh.

Kjo pistë patinazhi do të qëndrojë e hapur gjatë gjithë muajve të dimrit, ndërsa në verë do të shndërrohet në shatërvan.

Ajo u konceptua për të qenë një element atraksioni për turizmin në qytetin juglindor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat