Fatmir Mediu takime në Uashington me kongresmenë dhe presidenten e MCC

Shqipëria

Fatmir Mediu takime në Uashington me kongresmenë dhe presidenten e MCC

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 13:00
Fatmir Mediu po zhvillon një vizitë në SHBA.

Kreu i PR-së Fatmir Mediu po zhvillon një vizitë në SHBA.

Ai ka bërë takime të shumta në Uashington, me kongresmenë dhe drejtues të institucioneve atje.

Në një njoftim për media, Mediu tregon se ka zhvilluar takime me Zv/Presidenten e Millenium Challenge Cooperation, një organizatë që ndihmon vendet në luftën ndaj korrupsionit.

‘Në DC darkë pune me Zv/Presidenten e Millenium Challenge Cooperation (MCC) Karen Sessions dhe bashkëshortin e saj Kongresmenin Pete Sessions si dhe Zëvendësndihmës Sekretarin për parandalimin e konflikteve Pete Morocco’, shkruan Mediu.

Sipas kreu të PR-së, ‘MCC asiston vendet për të luftuar varfërinë me kushtin që këto vende të plotësojnë kritere rigoroze si lufta kundër korrupsionit dhe krimit për të përfituar asistencë nga SHBA, iniciuar nga Presidenti George W. Bush.

Gjatë qeverisë Berisha, Shqipëria përfitoi një mbështetje të madhe si rezultat i luftës kundër krimit dhe korrupsionit nëpërmjet MCC’, thuhet në deklaratën e PR.

Sipas Mediut, ‘Kosova po përfiton nga ky program dhe javën që vjen do të vendoset për programin e dytë të mbështetjes. Kjo mbështetje është shumë e rëndësishme për Kosovën’.

‘Po ashtu zhvillova takime në Kongres me Sen James Langford, Kongresmenin Robert Aderholt dhe Kongresmenin French Hill i cili si pjesë e administratës së Presidentit George H. Ë. Bush në vitin 1992 ka punuar me Dr. Berishën atëherë President.

Po ashtu kreu i PR-së, Mediu ka zhvilluar edhe një takim me kryetarin e Komisionit të Financave në Kongres Jeb Hensarling', shkruan Media.

‘Gjatë takimeve, theksova nevojën e mbështetjes së SHBA për luftën kundër korrupsionit qeveritar i cili është shtrirë në çdo sektor të ekonomisë, krimit të organizuar të lidhur me politikën’, deklaroi kreu i PR-së.

‘Nevojën për një analizë të thellë kushtetuese në mënyrë që Reforma në Drejtësi të mos shndërrohet në një manovër politike për të shëndërruar gjyqësorin në një vegël politike të Ramës dhe socialistëve, ekzekutimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë me preteksin e korrupsionit dhe emërimet ti kalojnë në filtra politikë të qeverisë Rama.

Theksova nevojën për zgjedhje të lira dhe të ndershme si kusht kryesor për një qeverisje të drejtë dhe tëe qytetarëve’, thekson kreu i PR-së, Fatmir Mediu.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat