A janë infiltruar të rinjtë e PD dhe LSI në protestën e studentëve?

Shqipëria

A janë infiltruar të rinjtë e PD dhe LSI në protestën e studentëve?

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 16:22
Foto nga protesta

Prej disa ditësh PD dhe LSI kanë nisur që të ndërhyjnë në protestën e studentëve duke futur njerëzit e tyre. Siç mund të shihni përmes këtyre fotove të denoncuara nga vetë studentët, dy partitë opozitare ia ka dalë që të jenë prezente përmes grupit të të rinjve që janë në strukturat e tyre, ndërkohë që nuk ka munguar as mbështetjea financiare prej tyre.

Studentë dhe të rinj militant të PD dhe LSI kanë ardhur edhe nga qytetet e tjera ku janë organizuar të gjitha strukturat nëpër rrethe. Transporti i tyre drejt kryeqytetit ka qenë i organizuar ku gjithçka ka qenë e paguar nga deputetët e djathtë, sikurse Luçiano Boçi në Elbasan.

Sikurse tregojnë edhe pamjet, PD ka mundur të depërtojë në protestë me emisarët e saj, përveç anëtarëve të kamufluar në FRPD që kanë qënë prezentë që ditën e parë të protestës. Ky grup i struktuar i PD brenda protestës studentore po tenton që të orientojë turmën për të protestuar përpara godinës së Ministrisë së Arsimit.

Por duket se jo gjithçka ka ecur ashtu siç ishte parashikuar nga PD dhe LSI, pasi të infiltruarit nga këto dy forca politike për ta shfrytëzuar këtë moment politikisht janë pikasur dhe po demaskohen nën rrjetet sociale . /Lexo.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat