Parashikimi i motit, e diel 9 dhjetor 2018

Shqipëria

Parashikimi i motit, e diel 9 dhjetor 2018

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 07:05
Ilustrim

Moti për ditën e sotme parashikohet me kthjellime në pjesën e veriut dhe vranësira në pjesën tjetër të vendit te shoqerura me rreshje shiu, pjesërisht shtrëngatë shiu në bregdetin jugor deri në mesditë. Më pas ndërprerje të rreshjeve dhe kthjellime.

Gradualisht në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës mot i vranët me rreshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatës.

Në Alpe dhe Verilindje reshje dëbore në lartësitë 700 metër.

Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim-Verilindje  2-25m /sek, erë me rrahje dhe e vrullshme në bregdet. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 në forcim me lartësi vale deri në 2.0 metra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat