Me armë në brez në Shqipëri, ja çfarë kërkon prokuroria për policin grek

Shqipëria

Me armë në brez në Shqipëri, ja çfarë kërkon prokuroria për policin grek

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 14:30
Arma e sekuestruar

Polici grek i arrestuar në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër pritet të dalë sot përpara gjykatës së Sarandës.

Prokuroria kërkon masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje' për Marios Gogolos, 33 vjeç. Ai akuzohet për "mbajtje pa leje të armëve të zjarrit".

33 vjeçari me detyrë punonjës policie në Igumenicë dhe banues po në këtë zonë, u arrestua dje rreth orës 09.45, në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”.

Ky shtetas duke udhëtuar në drejtim të fshatit Bularat, Gjirokastër është kapur në flagrancë  nga shërbimet e policisë me një armë zjarri pa leje, e tipit “pistoletë” me 6 fishekë.

Gjatë ditës së djeshme u zhvillua ceremonia për Kostandinos Kaçifas, u vrarë në fundit të muajit tetor nga Forcat RENEA pasi qëlloi me arme në drejtim të forcave të rendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat