BE kërkon pakt qeveri-opozitë për Kodin Zgjedhor: Koha është tani!

Shqipëria

BE kërkon pakt qeveri-opozitë për Kodin Zgjedhor: Koha është tani!

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 15:11
Luigi Soreca

Situata politike në Shqipëri nuk është aspak e mirë. Opozita ka bojkotuar seancat plenare të Kuvendit, ndërsa qeveria është vënë shpesh nën akuzë për afera korruptive.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, gjatë një vizite në Berat në kuadër të Panairit dimëror të UNESCO-s, ka kërkuar një marrëveshje me palëve për Kodin Zgjedhor dhe ngritjen e institucioneve të reja të Reformës në Drejtësi.

“Qeveria dhe opozita duhet të bëjnë më të mirën për vendin. Tani po hyjmë në një periudhë mjaft të rëndësishme, siç është marrëveshja për Kodin Zgjedhor dhe Reforma në Drejtësi. Përpara na pret një javë e rëndësishme për qeverinë dhe opozitën, që të bëjnë më të mirën për vendin, për të bërë atë që kërkon koha, e kjo kohë është tani”, tha Luigi Soreca.

Në lidhje me ecurinë e reformave për integrimin e vendit, ambasadori tha se po shikon progres dhe shpreson që vendi ynë të marrë atë që i takon.

“Në këto 90 ditë të pranisë sime në Shqipëri kam parë progres, ambicie për arritjen e rekomandimeve dhe shoh pozitivitet në këtë aspekt”, u shpreh më tej ambasadori Soreca.

Gjatë takimit me autoritetet lokale u diskutua mbi projektet e financuara nga programet e Bashkimit Europian, prej të cilave Bashkia e Beratit është përfituese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat