Unaza e Re, Basha: Arta Marku mbron aferën korruptive

Shqipëria

Unaza e Re, Basha: Arta Marku mbron aferën korruptive

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 18:51
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu bashkua edhe sot protestës së banorëve kundër prishjes së banesave në Unazën e Re.

“Investigimi i medias dhe autoriteteve amerikane provoi falsifikimin e dokumenteve për projektin 40 milionë të Unazës së Madhe. Arta Marku mbron këtë aferë korruptive”, tha Basha.

“Pas kësaj vjedhjeje qëndron vetë Edi Rama. Këtu nuk ka projekt zhvillimi, por vjedhje”, shtoi kreu i PD-së./Tch/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat