Basha nuk “u shqitet” studentëve: Sapo unë të vij në pushtet…

Shqipëria

Basha nuk “u shqitet” studentëve: Sapo unë të vij në pushtet…

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 21:23
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ishte i pranishëm në ditën e 36-të të protestës së banorëve të “Unazës së Re”, të cilët protestuan kundër prishjes së banesave të tyre.

Basha gjatë fjalës së tij u ndal edhe te protesta para Ministrisë së Arsimit të cilën e konsideroi kauzë të drejtë. Edhe pse ata e kanë refuzuar mbështetjen e opozitës, kreu i PD ka vijuar me premtime për studentët.

“Dua të përshëndes studentët, të cilët janë ngritur jo thjesht për tarifat, por për një sistem të kalbur gjerë në palcë.

Shikoni se ku shkojnë investimet, ata shkojnë tek godina e Nikollës dhe tek e  kryeministrisë. Lluks për vete, mjerim për arsimin. Mbështesin dhe vijojmë të mbështesim studentët.

Ne jemi kundër ligjit të arsimit të lartë dhe këtë do ta anulojmë sapo të na jepet besimi me votë.

Jemi në mbështetje të protestës së studenteve dhe te kujtdo proteste. Shqipëria nuk mund ta duroje me ketë gjendje. Kjo duhet të marrë fund.”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat