Tension në Astir, Rama dërgon makineritë për të shkatërruar banesat

Shqipëria

Tension në Astir, Rama dërgon makineritë për të shkatërruar banesat

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 23:52
Foto

Banorët e Unazës së Re kanë protestuar mbrëmjen e sotme në ditën e 36-të të tyre, ndërsa kundërshtojnë prishjen e banesave dhe bizneseve të prekura nga projekti i “Unazës së Madhe”, pa u dëmshpërblyer në 100% të vlerës së pronës së tyre.

Por ndonëse protesta përfundoi dhe banorët u shpërndanë qetësisht, mësohet se ata janë mbledhur sërish dhe kanë përzënë punonjësit e kompanive. Ndërsa nga të njëjtat burime mësohet se në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forca policie, gjë që ka bërë që banorët të dalin të gjithë.

Më poshtë janë dhe fotot që tregojnë këto momente, ndërsa kujtojmë se banorët paralajmëruan se nesër dhe pasnesër mund të tentohet prishja e banesave të tyre, por që kërcënuan se nëse makineritë do të afrohen atëherë ata do t’i sulmonin dhe do u vinin flakën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat