Pas ndërhyrjes në Turqi kjo është gjendja e efektives së plagosur Ina Nuka - Bota Sot
Pas ndërhyrjes në Turqi kjo është gjendja e efektives së plagosur Ina Nuka

Shqipëria

Pas ndërhyrjes në Turqi kjo është gjendja e efektives së plagosur Ina Nuka

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 11:13
Ina Nuka

Ina Nuka policja 24 vjeçare e forcave Shqiponja që u plagos në protestën e 22 Nëntorit përpara parlamentit është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajmi vjen nga Ankaraja atje ku Ina po trajtohet prej dy javësh. Opinion.al shkruan se Ina ka kryer deri më tani dy operacione që kanë rezultuar me sukses por operacionin më të vështirë e ka javën që vjen. “Pritet që të kryhet një ndërhyrje për të zëvendësuar gishtin e madh”, tha burimi. Pranë polices së plagosur në spitalin turk qendron nëna e saj.

Pamjet e plagosjes së Ina Nukut në protestën e banorëve të Astirit para parlamentin ishin rrënqethese. Ajo ulerinte teksa dy kolege te saj e shoqeronin të gjakosur tek ambulanca. Një prej kapsollave qe hodhen protestuesit e kapi Inen ne qafe. Duke e larguar me dore, ajo humbi gishtin e madh te dorës së djathtë.

Politika u perfshi ne debate te ashpra e akuza te ndersjellta per plagosjen e polices dhe dhunen qe ushtrohet ne protesta. Sakaq policia ka arrestuar nje 18 vjecar, Daniel Dobraj për plagosjen e saj. Hetimet janë duke vazhduar, ndersa avokatet mohojne te kete qene Danieli personi qe hodhi kapsollen drejt polices.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...