Rama- studentëve: S’doni të dialogoni? Rrini atje!

Shqipëria

Rama- studentëve: S’doni të dialogoni? Rrini atje!

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 11:31
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij live për protestën e studentëve duket se në një moment e ka humbur toruan, duke i thënë troç studentëve se nëse nuk duan të dialogojnë, atëherë lë të rrinë atje, në sheshin e protestës.

Gjatë fjalës së tij të gjatë në lidhjen live që paralajmëroi ditën e djeshme, kryeministri mori madje dhe si shembull Lulzim Bashën për të “frikësuar” studentët, duke thënë se edhe ai s’donte dialog dhe përfundoi “aty ku është”.

"Më thonë plotëso kërko kërkesat tona. Cilat protesta, se mua më kanë ardhur 7 apo 8 kërkesa.

Protesta organizohen për tu dëgjuar dhe qeveritë dëgjojnë, por në momentin kur qeveria thotë hajde të flasim, unë nuk kam dëgjuar jo nuk duam të flasim.

E vemja herë që ka ndodhur kur refuzohet dialogu ka qenë me opozitën kur u futën në çadër bënë dhe parashutuar kërkesat, por nuk dialogonin.

Nëse protesta është e atyre që dolën spontanisht në një protestë për një gjë të drejtë, duhet të dialogojmë. Dialogu nuk është një akt martese me zorrë, por është një akt ku palët flasin dhe dëgjohen. Vazhdoni protestoni dhe shumë mirë bëni që protestoni.

Si mund të jemi sot në këtë Shqipëri, duke bërë një rrugë të gjatë dhe të vështirë, dhe të punojmë kundër dialogut me qeverinë dhe kryeministrit.  Pse ca është kryeministri dyqan, magazinë, ku shkruhen kërkesat dhe merren përgjigjet nga televizori?

Sdoni të dialogoni. Është e drejta e juaj, rrini atje!... por mos mendoni që kërkesat që secili nga ju ka në kokë ne do duhet ti nxjerrim nga koka juaj e ti përpunojmë"-tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat