“Nuk bie rrufeja në hale” Teksa Rama kërkonte dialog, studentët e dhanë përgjigjen

Shqipëria

“Nuk bie rrufeja në hale” Teksa Rama kërkonte dialog, studentët e dhanë përgjigjen

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 13:26
Protesta e studentëve

Teksa Rama fliste nga zyra e tij në kryeministri për nevojën e dialogut, mijëra studentë protestues e kanë dhënë përgjigje e tyre në sheshin e krijuar përballë Ministrit së Arsimit. Pankartat e tyre kanë dhënë mesazhe të qarta për qeverinë, se të rinjtë nuk kërkojnë dialog por vetëm zgjidhjen e pakushtëzuar të kërkesave të tyre.

Në protestë nuk ka munguar dhe flamuri shqiptar si dhe ironitë e shumta kundër qeverisë

“Nuk bie rrufeja në hale”, “Shih tarifa, tarifën dhe rritet…”, “Sa e keni kilen e kreditit” dhe shumë mesazhe të tjera të ngjashme, janë një përgjigje pa zë e dhënë ngkëtë të hënë nga studentët, të cilët zhvillojnë ditën e 6 të protestës.

Studentët kanë paralajmëruar se do të presin zgjidhjen e kërkesave të tyre deri të martën, përndryshe do të hyjnë në grevë urie.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat