Protestuesit pyeten se çfarë kuptuan nga fjalimi kilometrik i Ramës... kjo është përgjigja!

Shqipëria

Protestuesit pyeten se çfarë kuptuan nga fjalimi kilometrik i Ramës... kjo është përgjigja!

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 15:28
Edi Rama

Pas një fjalimi që zgjati prej një ore e 45 minutash në selinë e kryeministrisë, ku mbizotëroi ofendimi, krahasimi i studentëve me çadrën e opozitës apo goditjet e tavolinës me nervozizëm, gazetarët kanë pyetur studentët në lidhje me lëshimet që Rama tha se do të bënte për ta.

Të shumtë kanë qenë ata të rinj që janë shprehur se nuk kanë kuptuar asgjë nga ajo që ka thënë kryeministri, edhe pse foli për thuajse dy orë.

Gazetari i Lapsi.al që gjendet në protestë i ka bërë mbi 15 vetëve që po protestojnë pyetjen e thjeshtë: “çfarë lëshimesh ju bëri Rama”?

Shumica nuk dinin të thonin asnjërin ndërsa të tjetër ngrinin supet.

Një tjetër protestues i pyetur nga gazetari i News 24 tha këto fjalë:  

“Është shumë e thjeshtë, nuk kemi një përfaqësi dhe nëse dalin pak veta në tavolinë, ata mund të blihen. Ne kemi bërë disa kërkesa që janë të panegociueshme, kaq e thjeshtë është. Ata nuk na kanë pyetur kur i vendosën këto tarifa, prandaj as ne nuk pranojmë dialog”

Kjo ka qenë dhe përgjigja që studentët i kanë dhënë monologut të kryeministrit Rama, të cilit pak minuta më parë i doli në shesh dhe forma sesi komunikimi në ERTV po manipulohej nga djemtë dhe vajzat e FRESSH. Në rrjetin social, faqja “Lolita” publikoi pyetjet që kryetari i forumit rinor të PS-së i dërgonte anëtarëve, në mënyrë që këta të fundit të bënin si studentë dhe të çonin pyetje në lidhjen LIVE të kryeministrit, që ky i fundit t’u kthente përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat