Trafiku nga kufiri i gjelbër, kapen 105 kg hashash në Greqi - Bota Sot
Trafiku nga kufiri i gjelbër, kapen 105 kg hashash në Greqi

Shqipëria

Trafiku nga kufiri i gjelbër, kapen 105 kg hashash në Greqi

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 15:41
Operacioni u zhvillua nga policia greke në Kerasoxori.

Rreth 105 kg marijuanë janë kapur në kufirin greko-shqiptar të Igumenicës.

Operacioni u zhvillua nga policia greke në Kerasoxori.

Policia ndaloi një mjet që vinte nga kufiri gjelbër dhe brenda tij u gjetën dhe sekuestruan 100 pako me 105 kg e 460 gramë marijuanë dhe një pistoletë TT.

Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, një shqiptar 34-vjeçar, të cilit iu sekuestrua edhe një pasaportë shqiptare me vulë hyrëse të falsifikuar, ndërkohe rezulton se atij iu ishte ndaluar më parë hyrja në zonën Schengen.

Mjeti rezulton i marrë me qera në Greqi. Policia sekuestroi dhe 2 celularë e 250 euro.

Prej fillimit te vitit në Igumenicë, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Arte, Aitiloakarnania, Patra, Kostur, Grevena, Follorine, Aleksandroupoli, etj. policia greke ka sekuestruar rreth 11 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...