Studentët refuzojnë dialogun, nesër protesta “finale”

Shqipëria

Studentët refuzojnë dialogun, nesër protesta “finale”

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 16:14
Protesta

Ka hyrë në ditën e shtatë protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Ata i kanë kthyer përgjigje negative ftesës së kryeministrit dhe ministres së Arsimit për të dialoguar.

Studentët do të vijojnë të qëndrojnë përpara Ministrisë së Arsimit madje paralajmërojnë një protestë më masive ditën e martë.

Ndonëse vijojnë tentativat që kjo protestë e studentëve të mbështetet nga partitë e opozitës, ata nuk pranojnë.

Në radhët e tyre ka anëtarë të FRESSH-it, FRPD, LRI dhe organizata që duan të drejtojnë këtë protestë, por studentët duket se janë të vendosur në këtë pikë për të mos u bërë palë me asnjë parti politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat