Protesta në disa qytete të Shqipërisë

Shqipëria

Protesta në disa qytete të Shqipërisë

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 18:53
Protesta në disa qytete të Shqipërisë

Në Shkodër po zhvillohet një protestë kundër qeverisë, me protestuesit që kanë bllokuar hyrjen e qytetit.

Në Kavajë protestuesit kanë bllokuar autostradën Durrës-Rrogozhinë.

Ata janë ndalur me automjetet e tyre në autostradë, ndërsa shprehen se janë në mbështetje të studentëve dhe po ashtu protestojnë për çmimin e naftës.

Pas një ore, protesta në Kavajë u mbyll dhe qarkullimi i makinave iu rikthye normalitetit.

Edhe në Lezhë, pasditen e së hënës, banorët kanë dalë në protestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat