Skandali në Policinë e Shtetit: Si shiten provat e vendngjarjes!

Shqipëria

Skandali në Policinë e Shtetit: Si shiten provat e vendngjarjes!

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 21:01
Policia e Shtetit

“Fiks fare” do të denoncojë mbrëmjen e kësaj të hëne një skandal që ndodh në Policinë e Shtetit.

Pas një investigimi disa mujor, gazetarët kanë hetuar dhe do të tregojë sesi shiten provat e vendngjarjes.

Rasti që do të denoncohet këtë të hënë dhe të martën tregon sesi mbulohet një vjedhje e ndodhur një vit më parë, krim për të cilin Prokuroria ka pezulluar hetimet, pasi policia nuk identifikon autorët.

Një qytetar kërkoi ndihmën e gazetarëve të “Fiks Fare” për grabitjen që kishte ndodhur në shtëpinë e tij, pasi policia dhe prokuroria nuk identifikonin dhe nuk vinin para përgjegjësisë ligjore autorët, edhe pse në vendin e ngjarjes u gjetën shenjat e gishtërinjve të hajdutëve.

Pas pagesës nën dorë, nëpërmjet sekserëve del shkresa e Policisë Shkencore, e cila ka identifikuar autorin e grabitjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat