OSHEE punime të planifikuara në nënstacionin e Librazhdit

Shqipëria

OSHEE punime të planifikuara në nënstacionin e Librazhdit

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 21:49
Foto ilustrim

Për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin Librazhd, në datën 11 dhjetor do të stakohet energjia elektrike në intervalin kohor 09:00-13:00.

Zonat që mbeten pa energji në Librazhd do të jenë: komuna Orenjë me fshatrat Ballgjin, Dranovicë, Floq, Funarëz, Gurakuq, Kuturman, Babje, Buzgar, Drapata, Hotolisht, Ferrë, Dragostunjë, Frarë, Gafërr, Fushë-Bushë, Dedashmet, Gurorja, Mirak Katund, Polis, Borici, Brazda.

Për të përmirësuar dhe reduktuar humbjet në rrjet, OSHEE është duke ndërmarrë një sërë investimesh në të gjithë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat