Pedagogu i Mjekësisë apel studentëve: Zgjidhja nuk merret në rrugë, duhet dialog!

Shqipëria

Pedagogu i Mjekësisë apel studentëve: Zgjidhja nuk merret në rrugë, duhet dialog!

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 06:27
Edvin Prifti

Edvin Prifti, pedagog i Universitetit të Mjekësisë u ka bërë thirrje studentëve nga studio e emisionit Open në Top Channel, që të dialogojnë me qeverinë sepse sipas tij, zgjidhja e kërkesave të tyre nuk mund të jepet në rrugë.

Tani që kërkesat u prezantuan publikisht, pedagogu thotë se nuk mbetet gjë tjetër veç dialogut për kërkesa që janë plotësisht të drejta.

“Kërkesat mendoj që janë kërkesa politike, të drejta dhe që ju duhet dhënë zgjidhje. Zgjidhja nuk jepet në rrugë. Tani që ato u prezantuan nga studentët, duhet dialoguar”, tha Prifti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat