Shehaj: Hetimi nga amerikanët i aferës, moment kthese

Shqipëria

Shehaj: Hetimi nga amerikanët i aferës, moment kthese

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 07:09
Deputeti i PD-së, Agron Shehaj

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka reaguar mbrëmjen e sotme në lidhje me skandalin e kompanisë DH Albania, që kishte falsifikuar dokumentet.

Sipas Shehajt, biznesmenët nuk kanë ngjyra, por janë ata që punojnë vetëm për të fituar me konkurrencë.

Reagimi i plotë i Agron Shehajt:

Biznesmenët nuk kanë ngjyra, nuk janë të djathtë apo të majtë. Ka vetëm dy lloj biznesmenësh, ata që punojnë e fitojnë me konkurrencë të ndershme dhe ata që fitojnë duke marrë privilegje dhe favore nga shteti. Këta të fundit grabisin popullin dhe vendin në bashkëpunim me politikanët.

E gjithë qeverisja e Edi Ramës është konspiracion i tij me biznesmenë dhe kriminelë për ta grabitur Shqipërinë.

Skandali që po thellohet i Dunwell Habberman dëshmon jo vetëm lidhjet kriminale biznes-qeveri, por edhe përpjekjen e Edi Ramës për të pastruar paratë që fiton nga ky bashkëpunim kriminal.

Hetimi i thellë, i plotë dhe pa asnjë përjashtim në Shqipëri dhe në Amerikë i kësaj afere do të jetë një moment kthesë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend. SHBA-të që po bëjnë presion për reformën në drejtësi, tani kanë në dorë të japin shembullin e tyre se si bëhet drejtësia e vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat