Vettingu, kryegjyqtarja e Pogradecit dhuratë e makinë sapo nisi detyrën

Shqipëria

Vettingu, kryegjyqtarja e Pogradecit dhuratë e makinë sapo nisi detyrën

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 08:38
Vettingu, kryegjyqtarja e Pogradecit dhuratë e makinë sapo nisi detyrën

Kryetarja e Gjykatës së Pogradecit Emona Muçi dhe gjyqtari në Gjykatën e Apelit Tiranë Fatos Qato do të dalin gjatë kësaj jave para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për t’u njohur me rezultatin e hetimit të trefishtë ndaj tyre, për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Gjyqtarja Muçi do të dalë ditën e martë para trupës gjykuese të përbërë nga Xhensila Pine, Suela Zhegu dhe Brunilda Bekteshi, ndërsa Fatos Qato ditën e premte para trupës gjykuese të përbërë nga Suela Zhegu, Valbona Sanxhaktari dhe Brunilda Bekteshi. Rezultatet e hetimit do të jenë përcaktuese për fatin e dy gjyqtarëve. Shqiptarja zbardh paraprakisht pasurinë e deklaruar nga dy gjyqtarët që nga viti i fillimit të detyrës, shkruan Shqiptarja.com.

Emona Muçi

Kryetarja e Gjykatës së Pogradecit Emona Muçi ka nisur punën si gjyqtare në fund të vitit 2012. Në vitin 2013, gjyqtarja deklaron 5 milionë lekë të vjetra dhuratë, sipas saj, për shkak të diplomimit. Po atë vit, blen një makinë me vlerë 350 000 lekë, ndërsa në vitin 2015 blen një apartament banimi me sipërfaqe 86.7 m2, me vlerë 61 560 euro. Si burim për blerjen e apartamentit, gjyqtarja deklaron kredi bankare 43 mijë euro, një hua me vlerë 5 mijë euro si dhe 570 000 lekë cash. Megjithatë, gjyqtares i mungojnë gati edhe 10 milionë lekë të vjetra për të plotësuar shumën për blerjen e apartamentit. Mbetet për t’u parë shpjegimi i saj para KPK. Gjyqtarja deklaron se ka shlyer huanë një vit më pas, pra në vitin 2016. Po gjatë vitit 2016, gjyqtarja deklaron 185 000 lekë të kursyera nga pagat. Gjatë vitit 2017, deklaron të ardhura nga paga si kryetare e Gjykatës Pogradec 615 796 lekë, pagë pranë Gjykatës së Lartë 485 865 lekë (2016) si dhe të ardhura nga mësimdhënia pranë Akademisë Profesionale të Biznesit, 50 998 lekë (2016). Ndërkaq, në vitin 2017, gjyqtarja deklaron pagesë nga Shkolla e Magjistraturës si dhe 100 euro cash nga Observatori për të Drejtat e Fëmijëve.
Fatos Qato
Gjyqtari i Apelit Tiranë Fatos Qato deklaron se është pronar me 50 % i një shtëpie banimi me vlerë 2 700 000 lekë, deklaruar në vitin 2003. Në vitin 2011, bashkëshortja deklaron se ka blerë 410 m2 tokë arë për 108 363 lekë, ndërsa në vitin 2012 makinë me vlerë 18 500 euro. Si burim është shitja një Mercedes Benz 5 000 euro si dhe një kredi e marrë në vitin 2010 me vlerë 15 700 euro. Ndërkaq, bie në sy deklarimi i të ardhura me vlerë 49 265 lekë në muaj, në vitin 2016, nga dhënia e një apartamenti me qira, në kushtet kur gjyqtari deklaron vetëm një apartament. Kjo mbetet për t’u qartësuar dhe sqaruar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Ndërkaq, bashkëshortja e gjyqtarit deklaron 1 065 163 lekë pagë si drejtoreshë e ZRPP Tiranë, 1 065 163 lekë (2015), ndërsa vajza e tij, Eltjona Qato, 2 226.8 euro në muaj nga puna pranë Backend Developer Bynder N.V, Amsterdam, Holandë.
Pasuria e gjyqtares Emona Muçi
Bursë shkollimi, 430 000 lekë, paga si gjyqtare, 194 840 lekë (2012).
Motra paga, 1 250 000 lekë, vëllai 210 000 lekë (2012)
Makinë Golf, 350 000 lekë, paga 1 050 856 lekë (2013).
Dhuratë për diplomim, 500 000 lekë (2013).
Shtesë cash në banesë, 570 000 lekë (2014).
Paga si gjyqtare, 62 859 lekë, 279 075 lekë, 686 908 lekë, mësimdhënie 19 800 lekë (2014).
Apartament banimi, 86.7 m2, me vlerë 61 560 euro, burimi lekë cash 570 000 lekë (2015).
Kredi bankare 43 mijë euro, hua 5 mijë euro (2015).
Paga pranë Gjykatës së Lartë, 977 941 lekë (2015).
Lekë cash 185 000 lekë të kursyera (2016).
Shlyer huaja 5 mijë euro (2016).
Llogari rrjedhëse, 24 euro (2016).
Paga pranë Gjykatës së Lartë, 485 865 lekë (2016).
Paga si kryetare e Gjykatës Pogradec, 615 796 lekë (2016).
Paga nga mësimdhënia pranë Akademisë Profesionale të Biznesit, 50 998 lekë (2016).
Shtesa cash në banesë, 130 000 lekë (2017).
Shtesa në llogari bankare, 40 euro (2017).
Paga si kryetare e Gjykatës Pogradec, 1 388 236 lekë (2017).
Pagesa për mësimdhënie pranë Kolegjit Universitar të Biznesit, 142 773 lekë (2017).
Pagesa nga Shkolla e Magjistraturës, 11 796 lekë (2017).
Pagesë cash nga ana e Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve, 100 euro (2017).
Pasuria e Gjyqtarit Fatos Qato
Shtëpi banimi 2 700 000 lekë (2003).
Makinë 505 000 lekë (2003).
Paga 105 000 lekë, paga e bashkëshortes Merita Qato 240 000 lekë (2003).
Paga 1 104 000 lekë, paga e bashkëshortes 459 200 lekë (2004).
Paga Fatos Qato 1 080 000 lekë, paga e gruas 36 975 lekë (2005).
Paga 1 183 200 lekë, bashkëshortja 624 000 lekë (2006).
Paga 1 183 200 lekë, bashkëshortja 360 000 lekë (2007).
Qira shtëpie 30 000 lekë (2007).
Të ardhura nga paga 500 000 lekë (2008).
Paga 1 215 054 lekë, bashkëshortja 612 100 lekë (2009).
Paga 1 544 640 lekë (2010).
Bashkëshortja kredi për blerje veture 15 700 euro (2010).
Paga 1 556 052 lekë, bashkëshortja 300 000 lekë (2011).
Bashkëshortja blerë tokë are më 410 m2, 108 363 lekë (2011).
Paga 1 270 209 lekë, bashkëshortja 456 000 lekë, vajza paga 150 000 lekë (2012).
Qira banese 360 000 lekë (2012).
Prindërit e bashkëshortes të ardhura 738 000 lekë (2012).
Shitur Mercedes Benz 5 000 euro, blerë automjet 18 500 euro (2012).
Paga 1 288 384 lekë, bashkëshortja 350 320 lekë (2013).
Prindërit e bashkëshortes 782 028 lekë, vajza 150 000 lekë (2013).
Të ardhura nga vendim gjyqësor 1 756 289 lekë (2013).
Paga 1 374 638 lekë, bashkëshortja 1 079 389 lekë dhe 21 000 lekë (2014).
Vjehrri pensioni 574 020 lekë, vjehrra pensioni 223 404 lekë (2014).
Paga 1 384 073 lekë, bashkëshortja 1 067 754 lekë  (2015).
Vjehrri pensioni 581 964 lekë, vjehrra pensioni 226 452 lekë (2015).
Vajza Eltjona Qato të ardhura nga puna në Holandë 5 800 euro (2015).
Vajza Kristi Qato, të ardhura nga puna Tiranë, 25 000 lekë (2015).
Paga 1 408 257 lekë (2016).
Qiraja e apartamentit në Tiranë 45 000 lekë në muaj (2015).
Bashkëshortja drejtore e ZRPP Tiranë, 1 065 163 lekë (2015).
Pensioni i babait të bashkëshortes, 49 265 lekë në muaj (2015).
Pensioni i nënës së bashkëshortes 19 165 lekë në muaj (2015).
Vajza Eltjona Qato, të ardhura nga puna e vajzës pranë Backend Developer Bynder N.V, Amsterdam, Holandë, 2 226.8 euro në muaj (2015).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat