Meta në “Ditën Ndërkombëtare të Maleve”: Të rrisim zhvillimin e turizmit

Shqipëria

Meta në “Ditën Ndërkombëtare të Maleve”: Të rrisim zhvillimin e turizmit

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 09:27
Ilir Meta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka kujtuar ditën e sotme në rrjete sociale “Ditën Ndërkombëtare të Maleve”.

Ai ka kujtuar rëndësinë për ti mbrojtur këto pasuri kombëtare si dhe zhvillimin e mëtejshëm të turizmit.

“E "stolisur" me Alpe dhe male nga më të bukurit në botë dhe me një natyrë të mahnitshme, Shqipërisë nuk i mungon asgjë për të qenë një mrekulli apo një “diamant” i Europës, siç e cilësojnë dy video-blogerët e famshëm Alyne e Nuseir Yassin. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Maleve, i ftoj të gjithë të mbrojmë e promovojmë Alpet e malet tona, që kanë një pasuri e potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit, për të rritur mirëqenien e banorëve të këtyre zonave dhe për të ardhmen e shëndetshme të fëmijëve e të gjithë qytetarëve,”-përfundon Meta në rrjete sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat