Shqipëri, bojkotohet mësimi: Protestojnë studentët e universiteteve

Shqipëria

Shqipëri, bojkotohet mësimi: Protestojnë studentët e universiteteve

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 14:18
Shqipëri

Studentë të universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër kanë protestuar në sheshin “2 Prilli”, duke bllokuar për disa minuta rrugën.

Ata shprehen se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe se janë duke shqyrtuar disa kërkesa të reja.

Protesta në qytetin e Korçës është masivizuar. Jo vetëm studentë, por edhe nxënës të gjimnazeve i janë bashkuar këtij reagimi që zgjat prej disa ditësh në qytetin juglindor. Kanë qenë nxënës të gjimnazit “Raqi Qirinxhi”, por edhe “Themistokli Gërmenji” ata të cilët kanë bojkotuar mësimin duke u bërë njësh me studentët e universitetit “Fan Noli” në Korçë dhe u nisën drejt bulevardeve kryesore të qytetit. Pasi kanë qëndruar për gati një orë në ambjentet e Universitetit të Korçës, të gjithë së bashku janë nisur drejt qendrës së qytetit për të protestuar, duke shtuar edhe kërkesat e tyre.

Më pas, studentëve u janë bashkuar edhe nxënës të gjimnazeve nga Devolli, por edhe rrethinat, duke rritur përmasat e protestës. Ata kanë marshuar përgjatë Bulevardit Republika, kanë kaluar në zonën këmbësore dhe më tej në Bulevardin Shën Gjergji, ku kanë qëndruar për disa minuta.

Protesta e studentëve në Gjirokastër ka hyrë në ditën e saj të tretë. Ata kanë zgjedhur të marshojnë në shëtitoren kryesore të Gjirokastrës, ndërsa kanë ftuar edhe qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj proteste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat