Tifozat Kuq e Zi i bashkohen protestës së studentëve: Ejani nga të gjitha trojet etnike

Shqipëria

Tifozat Kuq e Zi i bashkohen protestës së studentëve: Ejani nga të gjitha trojet etnike

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 15:17
Tifozat Kuq e Zi

Protesta e studentëve po merr përmasa kombëtare duke gjetur mbështetjen nga të gjithë.

Ditën e sotme prej orës 10:00 studentët po protestojnë përballë Ministrisë së Arsimit, ndërsa një mbështetje të madhe i kanë bërë edhe Tifozat Kuq e Zi nga të gjitha trojet shqiptare.

Në një reagim në faqen e “Facebook-ut” tifogrupi konfirmon pas orës 16:00 do t’i bashkohen kauzës së studentëve.

“Tifozat Kuq e Zi nga të gjitha trojet etnike, kanë mbështetur me mendje e zemër kauzën e studentëve. Prandaj, sonte nga ora 16.00 bashkohemi edhe fizikisht me studentët protestues ne mbështetje të kërkesave të tyre. Bashkohu edhe ti!”- thuhet në një reagim të tifozëve Kuq e Zi në Facebook.

Prej 8 ditësh studentët kërkojnë të plotësohen kërkesat e tyre, ndërsa sot ishte kulmi pasi studentëve në Tiranë i janë bashkuar jo vetëm studentë nga rrethe por edhe gjimnazistët e kryeqytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat