Çmimi i naftës, në protesta edhe banorët e Vlorës dhe Fierit

Shqipëria

Çmimi i naftës, në protesta edhe banorët e Vlorës dhe Fierit

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 17:44
Protesta

Në 16:00 edhe banorët e Vlorës i janë bashkuar protestës së organizuar për çmimin e naftës.

Banorët e Vlorës kanë bllokuar autostradën Vlorë-Levan. Duke protestuar për uljen e taksave. Radhë të gjata të automjeteve për të hyrë dhe dalë nga Vlora.

Qindra qytetare protestuan në kryqëzimin që lidh jugun me pjesën tjetër të vendit.

Për 30 minuta protestuesit me jelek jeshil bllokuan rrugën kryesore duke krijuar radhë të gjata te automjeteve.

Protestuesit, kryesisht ish-naftëtarë, infermierë dhe fermerë, janë në mbështetje të studenteve si dhe kërkojnë uljen e çmimit të naftës, hapjen e vendeve të punës etj. Me pas me thirrjet “Rama ik”, protestuesit janë drejtuar përgjatë bulevardit kryesor të qytetit të Fierit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat