Skandal/ Monika Kryemadhi me doktoraturë plagjiaturë

Shqipëria

Skandal/ Monika Kryemadhi me doktoraturë plagjiaturë

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 19:23
Monika Kryemadhi

Ish-zëvendës ministri i Arsimit Taulant Muka gjatë një komunikimi live në rrjetet sociale ka bërë një deklaratë bombë.

Muka tha se edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka diplomën plagjiaturë.

“Supervizori i dokutoraturës së Mimi Kodhelit ka qenë Dhori Kule. Ai duhet të mbajë përgjegjësi njësoj. Edhe Monika Kryemadhi e ka diplomën me plagjiaturë. Edhe në rastin e saj supervizori ka qenë, po prapë Dhori Kule”, – vazhdoi Muka.

Më pas një mik i ish-zëvëndës  ministrit në një lidhje në “Skype” me të ka zbuluar se Kryemadhi ka kopjuar dy kapituj nga një libër dhe se nuk e ka cituar fare autorin në punimin e saj.

“Ka marrë dy kapituj nga një libër. I ka kopjuar fjalë për fjalë dhe nuk e ka cituar fare”, – ka treguar miku i Mukës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat