Kryeministri përballë studentëve? Zbulohet e vërteta, ja kush janë të ftuarit në studio

Shqipëria

Kryeministri përballë studentëve? Zbulohet e vërteta, ja kush janë të ftuarit në studio

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 23:39
Edi Rama

Prej paradites së sotme ishte paralajmëruar një ballafaqim i kryeministrit Rama me studentët në emisionin “Top Show”, ku këto të fundit do të flisnin për protestën dhe kërkesat e tyre.

Studentët paralajmëruan nëpërmjet një deklarate se asnjë nga ata që do të ishin përballë kryeministrit në emisionin televiziv dhe nuk do të ishin protestues, sepse nuk e kishin pranuar një ftesë të tillë.

Dhe në fakt ashtu rezultoi, duket se kryeministri është përballë përkrahësve të tij apo anëtarëve të FRESH-it.

Një nga studentët e supozuar që i drejtoi pyetje kryeministrit është Mario Hysnelliu.

“Unë jam Mario Hysnelliu, student Arkitekture, fakulteti Inxhinieri-Ndërtimi”, u prezantua i riu, por në fakt rezulton se ai është pedagog tek Fakulteti Inxhinieri-Ndërtimit dhe punon në ministri dhe studimet i ka përfunduar në një universitet privat.

Ndërkohë që ai u prezantua si student dhe se kishte qenë pjesë e protestës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat