Studentët në Tiranë sot protestojnë vetëm me libra dhe fletë të bardha

Shqipëria

Studentët në Tiranë sot protestojnë vetëm me libra dhe fletë të bardha

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 09:48
Foto nga protesta

Protestë e heshtur! Kështu do të jetë protesta e sotme e studentëve në Tiranë, të cilët kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre.

Ata do të dalin sot në orën 10:00, vetëm me libra dhe fletë të bardha, pa parulla dhe as thirrje në kor. Grumbullimi do të nisë që 08:30 pranë fakulteteve respektive.

Dhe pse pati mendime të ndryshme rreth vendit ku do të pozicionohen, para Kryeministrisë apo Ministrisë së Arsimit, studentët duket se i kanë dhënë zgjidhje përmes një sondazhi online që ka vulosur me 64% të votave qëndrimin para MAS. Ndërkohë që një pjesë e vogël e studentëve e kanë kaluar natën para kryeministrisë.

Numri një i Qeverisë, Edi Rama, mbetet i hapur për plotësimin e tyre nëse ulen në dialog, studentët nga ana tjetër refuzojnë çdo lloj negociate pa plotësimin më parë të 8 pikave të parashtruara prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat