Pas procedimeve për protestën, Vasili: Rama injorant dhe i kompleksuar, armik i elitës

Shqipëria

Pas procedimeve për protestën, Vasili: Rama injorant dhe i kompleksuar, armik i elitës

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 10:52
Petrit Vasili

Pas publikimit të listës së përsonave të cilët janë proceduar nga policia për shkak të pjesmarrjes së tyre në protestën e studentëve, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili.

“Edmond Tupja dhe Robert Aliaj procedohen nga Kryeministri injorant apo thënë ndryshe shkollëpak”, shkruan Vasili në një shenim në faqen e tij në facebook.

Ja postimi i tij i plotë:

Kryeministri injorant dhe i kompleksuar armik i elites.

Edmond Tupja dhe Robert Aliaj procedohen nga kryeministri injorant apo thene ndryshe shkollepak.

Sa i urren kryeministri njerezit,qe suksesin e ndertojne vetë me dijen,me talentin dhe aftesite e tyre,kurse ky i nderton punet e tij me para' te vjedhura se eshte i paafte ne gjithshka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat