Shpërblimet e fundvitit, Rama: 50 dollarë pensionistëve!

Shqipëria

Shpërblimet e fundvitit, Rama: 50 dollarë pensionistëve!

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 13:04
Edi Rama

Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bëri të ditur për herë të parë edhe shpërblimin që do të marrin pensionistët për festat e fundvitit.

Sipas asaj që shkruan Rama, qeveria ka vendosur që “pakoja” e Vitit të Ri për qytetarët pensionistë do të jetë 50 dollarë.

Por, Rama ka vënë theksin edhe te nisma më e re që do të nisë aplikimin nga 1 janari i vitit të ardhshëm, e ashtuquajtura çek i bebeve, që tashmë nuk do të jetë më 5.000 lekë për fëmijë, por 400 dollarë për fëmijën e parë të një çifti, 800 dollarë për të dytin dhe 1.200 dollarë për të tretin, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

“Ka ende shumë nevoja e shumë më tepër duhet bërë për më të moshuarit e fëmijët, por çka po bëjmë tani, 5 vite më parë as mendoheshin”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat