“Me kë je, me Lulin?!” Mësuesja tregon si e kërcënoi Rama në telefon

Shqipëria

“Me kë je, me Lulin?!” Mësuesja tregon si e kërcënoi Rama në telefon

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 16:18
Edi Rama

Një pedagoge ka treguar këtë të mërkurë në protestën para kryeministrisë se kreu i qeverisë e ka marrë në celular dhe është munduar ta intimidojë.

Pedagogia Ilirjana Kuçana shprehet se kryeministri e ka telefonuar para dy ditësh dhe e ka pyetur nëse është me Lulzim Bashën.

 “Me kë je, Lulin? Më kërkoi dialog. Por i them dialogu është në dy sheshe”, deklaroi ajo, t’i ketë thënë Rama.

“Nuk më intimidon dot as kryeministri as askush tjetër. Jam këtu për mrojtjen e Kauzës së studentëve që vajza ime të rritet në Shqipëri. Nuk vij për pushtet por shtet ligjor. Nese do kisha dashur do isha përfshirë me kohë por kam qëndruar mbrëme deri në 1”, u shpreh sot në protestë.

Foto e mëposhte e telefonatës së Ramës e publikuar nga Faxweb.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat