Njihuni me ekselentin shqiptar që punon hekurkthyes në Britani

Shqipëria

Njihuni me ekselentin shqiptar që punon hekurkthyes në Britani

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 18:32
Ilustrim

Ish- zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka tregon një rast sa të trishtë, po aq që flet për realitetin në Shqipëri.

Një i ri shqiptar që ka mbaruar studimet për Menaxhim Agrobiznesi dhe Ndërmarrjesh me mesatare 9.7, është larguar në drejtim të Britanisë së Madhe për të punuar si hekurkthyes, pasi në vendin tonë nuk ka mundur të sigurojë një vend pune.

“I ri me potenciale, i diplomuar me mesatare 9.7 në Tiranë, por hekurkthyes në Britani! Burg është pak për politikanët tanë të 28 viteve! Kjo politikë antishqiptare e trajton të riun si skllav, jo si potencial! Prindër dhe qytetarë, bashkohu nesër para parlamentit të mbrojmë të ardhmen e rinisë, rinia që na hapi sytë, rinia që na solli shpresën, rinia e të ardhmes! Ne duhet të gjithë ti themi JO shkatërrimit të dijes, JO shkatërrimit të të ardhmes së të rinjve, JO Genocidit të potencialit Shqiptar! Rinia, Intelektuali, Shqiptarët dhe Shqipëria meritojnë më shumë! Nesër të gjithë bashkë para parlamentit!”, shprehet Muka.

Ai publikon edhe mesazhin që i ka dërguar i riu, por edhe listën e tij të notave.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat