Tërhiqet Rama, miraton një tjetër nga 8 kërkesat e studentëve

Shqipëria

Tërhiqet Rama, miraton një tjetër nga 8 kërkesat e studentëve

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 18:34
Ilustrim

Në mbledhjen e të mërkurës, qeveria miratoi në parim marrëveshjen me qeverinë gjermane për fazën e tretë të bashkëpunimit financiar për projektin e rinovimit të konvikteve në kampusin universitar të Tiranës.

Sipas VKM-së projekti për rikonstruksion të konvikteve kap një vlerë prej 3 milionë euro. 

VENDIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 22, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (Marrësi) dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), për programin e rehabilitimit të konvikteve të Universitetit të Tiranës sipas parimit të eficencës së energjisë, faza III, me një grant në shumën 2 927 765.96 (dy milionë e nëntëqind e njëzet e shtatë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e pesë pikë nëntëdhjetë e gjashtë) euro, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat