Pse protestojnë studentët. Të rinjtë që nuk përballojnë dot shkollimin

Shqipëria

Pse protestojnë studentët. Të rinjtë që nuk përballojnë dot shkollimin

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 20:08
Protesta

Me një shishe ujë në xhep dhe në krah shokun e tij, Mikel Beqiri, 19-vjeçar nga Lushnja, po proteston para Kryeministrisë. Studion për Financë-Bankë në Fakultetin e Ekonomisë në kryeqytet.

“Dy prindërit e mi punojnë në fasoneri. 250 mamaja, 300 babai”, tregon Mikeli.

350 mijë lekë të vjetra është tarifa për vitin e parë që Mikeli nuk e ka paguar ende dhe që shpreson shumë të ulet. I ndërgjegjësuar që prindërit nuk e përballojnë dot shkollën e tij, Mikeli nisi punë: “Kam një javë që e lashë sepse nuk e bëja dot turnin e tretë, pasi nuk vija dot në shkollë pastaj. Nuk ka të varfër në këtë vend, vetëm të vjedhur”.

Skerdi Toska nga Patozi Fshat i Fierit, studion për Inxhinieri Gjeologjike. I ati dhe gjyshi tij kanë qenë naftëtarë në Ballsh: “Naftën te ne e shfrytëzon kanadezi, ndërsa shteti ynë aspak”.

Vetëm babai punon, e ëma është pa punë, ndërkohë që ka një vëlla më të vogël që aspiron të studiojë në Tiranë: “Mendoj të nis edhe vetë punë sepse nuk mundem”.

Kristian Tona është në vitin e pestë në Fakultetin e Arkitekturës, studion Urbanistikë: “Unë po i mbaroj punët me shkollën dhe personalisht nuk kam dalë për vete, por për të tjerët”.

23-vjeçari thotë që shkolla e tij ka shumë shpenzime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat