Protesta e studentëve, Profesor Fuga: Duhet dialog me përfaqësim të gjerë

Shqipëria

Protesta e studentëve, Profesor Fuga: Duhet dialog me përfaqësim të gjerë

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 20:32
Profesor Artan Fuga

Profesor Artan Fuga ishte sot në lidhje Skype në studion e “Ftesë në 5” në Top Channel me Bieta Sulon, për të diskutuar mbi ngjarjen më të përfolur të këtyre ditëve, protestën e studentëve.

Ai e konsideroi një dështim ligjin e arsimit të lartë, duke theksuar se nuk ka qenë dakord që prej fillimit dhe tashmë këto janë pasojat që priteshin.

I pyetur nga moderatorja Bieta Sulo për një zgjidhje sipas tij, profesor Fuga deklaroi se ishte pro një dialogu me përfaqësim të gjerë midis palëve.

Sipas tij duhet të negociohet mes studentëve dhe përfaqësisë që ata duhet të nxjerrin, pedagogëve si edhe qeverisë. Kjo do të krijonte një këshill të drejtë për reformën, duke shmangur presionet politike dhe manipulimet e studentëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat