Punëtori i hashashit: Lazaratasit ishin bujq, drogën e trafikonin bosët e mëdhenj

Shqipëria

Punëtori i hashashit: Lazaratasit ishin bujq, drogën e trafikonin bosët e mëdhenj

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 21:31
Hashashi

Top Story duke shpjeguar se si hyri hashashi në Lazarat dhe si u përhap në shumicën e familjeve, përmes intervistave ekskluzive sjell dëshmi se kush ishin Administratorët e vërtetë të drogës dhe si e nxirrnin në tregun europian.

“Që ti themi gjërat hapur. Lazaratasit qenë bujqër të këtyre që janë sot në pushtet. E them me bindje të plotë këtë. Bujqër të këtyre që janë sot në pushtet”, tha Benard Pollo, Administrator, Lazarat.

“Lazaratasit i ke vetëm bujq. Bujq e bëmë sepse e la shteti hashashin e bën, kush e bëri, e bën se e la shteti, pse s’ka edhe në këto 5 vite? Sepse se lë shteti, e bën shteti dhe vetëm shteti I bën këto lojëra”, tha Shqiponja Boci, nëna e Bajram dhe Elvis Boci.

“Tregtarë lazaratas unë nuk di të ketë. Unë di që lazaratasit e nxirrnin mallin deri tek porta e shtëpisë dhe e merrnin të tjerë që transportonin, ishin të huaj. Nuk ka Lazarati, po të kishte, sido që qe puna do të kishte dale”, tha Pertef Gaba, banor në Lazarat.

Nëse nuk ju hapet videoja, klikoni për të parë në Youtube.

“Bosat mo, qeveria vetë qe. Ata e merrnin. Çfarë do të thoshte emër dhe mbiemër ty ai, se jam filani apo tjetri? As bëhet fjalë”, – tha Xhevahir Derxho, banor në Lazarat.

Gjatë atyre viteve ka pasur edhe histori të çuditshme në Lazarat. Ata që gjithë Shqipëria i konsideronte si rebelë dhe të panënshtruar, në fakt sipas banorëve ishin kthyer edhe vetë në viktima.

“Trafikantët ishin të largët. Po ne nuk na binte radha që t’i takonim si fytyrë. Vinin merrnin edhe iknin. Arritën, po, arriti një grup, të ardhur nga Fieri. U futën në shtëpi, bënë edhe pazar mirë e mirë, i rrahën edhe të zotët e shtëpisë, u thyen dhëmbët, se donin t’ia merrnin mallin pa lekë. Ikën, i rrahën, morën mallin dhe ikën”, tha banori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat