Pampuri, Manastirliut, Mos gënjeni kaq hapur, nuk mbulohet dielli me shoshë

Shqipëria

Pampuri, Manastirliut, Mos gënjeni kaq hapur, nuk mbulohet dielli me shoshë

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 09:19
Orjola Pampuri

Deputeteja demokrate Orjola Pampuri ka reaguar pas publikimeve të Ministres së shendetësisë të disa shifrave për gjendjen e sistemit në përgjithësi.

“Po për ç'shërbim për qytetarët po flisni, kur qytetarët dynden nga e gjithë Shqipëria në QSUT, po për ç'studime flisni kur nuk pyesni mjekët që i keni shndërruar në skllevër të sistemit, të cilët po largohen dita ditës, falë iniciativave zero që ju i keni ofruar, studentët e mjekësisë nga auditoret e fakultetit aplikojnë për tu larguar, për ç'buxhet flet kur pacientët përplasen nga një derë në tjetrën, për të siguruar medikamente e kimipreparate që ky buxhet ua privon”, shkruna deputete në një postim në rrjetein social facebook.

Ja postimi i plotë i deputëte s së PD:

Mos genjeni kaq hapur, nuk mbulohet dielli me shoshe.

Shpikni studime, paraqitni te dhena dhe mendoni qe ia hodhet. Por si mund te perdorni shifra kur realiteti ju tradheton.
Per c'permiresim kushtesh flet ministrja e shendetesise, kur ne spitalet pseudorajonale mungojne mjeket, medikamentet, infrastruktura baze e deri tek skandali i fundit ku mungonte narkoza, ne spitalin e Peshkopise.

Po ku ka spital rajonal Shqiperia, kur nje i tille duhet te plotesoje 12 kritere baze, ndersa ne Shqiperi mund te plotesojne maksimumi 4 kritere.
Po per c'sherbim per qytetaret po flisni, kur qytetaret dynden nga e gjithe Shqiperia ne QSUT, po per c'studime flisni kur nuk pyesni mjeket qe i keni shnderruar ne skllever te sistemit, te cilet po largohen dita dites, fale incentivave zero qe ju i keni ofruar, studentet e mjekesise nga auditoret e fakultetit aplikojne per tu larguar, per c'buxhet flet kur pacientet perplasen nga nje dere ne tjetren, per te siguruar medikamente e kimipreparate qe ky buxhet ua privon.

Po mire ishe c'tu desh qe dole si triumfatore. Tek protesta e studenteve ka dhe studente te mjekesise qe kerkojne kushte ne konvikte, shprese per pune e motivim, qe ky sistem jo qe nuk ua ofron e per me shume sistemi juaj i koncensioneve ia privoi perfundimisht.

I ke spitalet e qendrat shendetesore ne dite te hallit pa mjeke. Po c'do qe del e flet ne emer te asgjese e deshtimit, ne sistemin shendetesor, mire ishe, per pak dite infermieret do flasin ne emer te ministrise se shendetesise. Kane dhe ata shifrat e perfundimet e tyre per te prezantuar......

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat