Kuvendi refuzon amendamentet e LSI për studentët, opozita braktis seancën

Shqipëria

Kuvendi refuzon amendamentet e LSI për studentët, opozita braktis seancën

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 10:50
Dy deputetet e LSI pas refuzimit nga maxhoranca të amendamenteve

Dy amendamentet e LSI për studentët nuk janë përfshirë në rendin e ditës së punimeve të Kuvendit.

Maxhoranca rrëzoi propozimet e bëra publike një ditë më parë nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, për dy amendamente shtesë në buxhetin për arsimin.

Propozimi i këtyre amendamenteve riktheu edhe tetë deputetë të opozitës në Kuvend. Pas refuzimit nga maxhoranca, deputetët e opozitës janë larguar nga seanca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat