Incidenti në Kuvend, Boçi i hedh ligjin e Arsimit të Lartë kryeministrit Rama

Shqipëria

Incidenti në Kuvend, Boçi i hedh ligjin e Arsimit të Lartë kryeministrit Rama

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 11:04
Luçiano Boçi ne Kuvend

Një incident është shënuar gjatë punimeve të seancës plenare të kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë, ndërkohë që jashtë tempullit të demokracisë protestojnë studentët me 8 kërkesat e panegociueshme të tyre.

Deputeti demokrat Luçiano Boçi, pasi ka folur shkurtimisht mbi ligjin e Arsimit të Lartë dhe ka kritikuar reformën në arsim të kryer nga qeveria e kryeministrit Rama, është kthyer nga vendi ku qëndron shefi i ekzekutivit për t’i hedhur atij letrat me ligjin në fjalë.

Gjesti i tij, sipas asaj që thotë PD-ja, ishte për të treguar kundërshtimin e opozitës.

“Partia Demokratike mbështet plotësisht studentët dhe është pro shfuqizimit të ligjit për arsimin e lartë. Ai ligj zhvat studentët dhe është burimi i së keqes. Ligji i ri i arsimit duhet të garantojë autonominë dhe tarifa të ulëta”, tha ndër të tjera Luçiano Boçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat