Rama i frikësohet studentëve, ikën "fshehurazi" nga Parlamenti

Shqipëria

Rama i frikësohet studentëve, ikën "fshehurazi" nga Parlamenti

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 12:08
Kreu i qeverisë Rama është larguar nga ana e pedonales, me makinën e tij.

I ka ftuar gjatë gjithë kohës për dialog, por këtë të enjte kryeministri Edi Rama, nuk tentoi t’i afrohet studentëve, aty të gjithëve bashkë teksa ishin mbledhur para parlamentit.

Pasi mbaroi fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë në seancë plenare ku e quajti protestën e studentëve një shuplakë për qeverinë, Rama është larguar menjëherë nga Kuvendi.

Kreu i qeverisë Rama është larguar nga ana e pedonales, me makinën e tij.

Ndërkohë që Rama largohej, studentët bënin thirrje që nuk kërkojnë dialog dhe nuk pranojnë asnjë kusht tjetër. Ata shprehen se nëse ulin një përfaqësi të dialogojë me kryeministrin atëherë ata do të shantazhohen dhe misioni i protestës do të thyhet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat