Thirrja e Kryemadhit për shqiptarët: Bashkohuni me studentët në protestë

Shqipëria

Thirrja e Kryemadhit për shqiptarët: Bashkohuni me studentët në protestë

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 17:45
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e partisë në Tiranë u bëri thirrje anëtarëve që të hedhin kartat e anëtarësisë dhe të dalin në protestë në mbështetje të studentëve.

Kryemadhi e kishte edhe për fermerët, naftëtarët e minatorë që ti bashkohen studentëve në protestë.

Kryemadhi: Thirrje prindërve, fermerëve, naftëtarëve të vijnë të protestojnë. Studentët po japin shpresë e besim që të largojmë të keqen.

Sipas saj të gjithë duhet të hedhin flamurin e partisë dhe të ngrenë flamurin kombëtar.

“Kemi parë pas 28 vitesh një lëvizje të tillë. Kur i pashë studentët që rrinin në -2 gradë harrova që jam politikane dhe mendova se sa bujar zoti ka qenë me mua dhe me Edi Ramën. Mendova sa bujar kishte qenë zoti me ministrat dhe oligarkët që marrin paratë.

E ndjeva veten time në mëkat që nuk bëj asgjë. Që fëmijët e mi hanin tre vakte dhe flinin ngrohtë dhe ata 140 mijë studentë nuk hanë një vakt dhe duhet të paguajnë ryshfet për të gatuar dhe për të larë rrobat në konvikte.

U ndjeva mëkatare sepse nuk kam bërë asgjë për ta dhe sot duhet të hap gojën dhe të flas. Rama bëri një skenar të turpshëm sot në Kuvend, ku kërkon negociata me fëmijë të pa ngrënë dhe me fëmijë që bëjnë punë për të paguar librat. Kërkon negociata me fëmijë të pa veshur. Hidhni kartën e anëtarësisë dhe dilni me studentët. Merrni flamurin kombëtar dhe hidhni flamurin e partisë”, tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat