Ditë historike për Kosoven dhe kombin shqiptar!

Shqipëria

Ditë historike për Kosoven dhe kombin shqiptar!

Nga: A.Zh Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 12:38
Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha

Formimin e ushtrisë së Kosovës, e ka uruar edhe ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha.

 Ai e ka quajtur akt historik votimin e ushtrisë nga Parlamenti i Kosovës.

Berisha ka uruar që Forcat e Armatosura të Kosovës, të shndërrohen në partnere të vërtetë të ushtrive të SHBA-ve dhe vendeve anëtare të NATO-s, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Berishës:

Dite historike per Kosoven dhe kombin shqiptar!

Te dashur miq, sot parlamenti i Republikes se Kosoves, ne nje akt historik per konsolidimin e pavaresise se saj votoi ligjet per ngritjen e Ushtrise.

Duke pershendetur perzemersisht kete votim, uroj qe forcat e armatosura te Kosoves te shnderrohen ne nje partnere te vertet te ushtrive te SHBA dhe vendeve anetare te NATO-s, garanci e kufijve te Republikes se Kosoves dhe kontribues i rendesishem i paqes dhe stabilitetit te rajonit tone. Urime Kosove. Sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat