Studentët paralajmërojnë Ramën: Do e heqim lakun nga fyti, ose ti, ose ne

Shqipëria

Studentët paralajmërojnë Ramën: Do e heqim lakun nga fyti, ose ti, ose ne

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 14:01
Studentët

Studentët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave në rast se edhe sot shkelet afati i lënë prej tyre për Ramën për të mbledhur Kuvendin.

Ata bënë thirrje ndaj qytetarëve që tu bashkohen në një protestë masive kombëtare ditën e hënë.

Studenti: Ne do e heqim lakun e do reagojmë.Ai e ka vendos dhe ne e kemi vendosur, ose ai ose ne.Si gjithmonë ai është një Kryeministër që i lë gjërat pa zgjidhje, si la rrugën e Kukësit, naftëtarët dhe shumë kauza të tjera. Por tonën nuk e lë. Puna është se kërkon dialog.Ai kërkon dialog që të marrë përkrahje elektorale. Me ne nuk ka premtime, vetëm drejtësi.Ju ftoj të gjithëve të hënën bashkë, të jemi më shumë se kurrë, ta pushtojmë këtë bulevard dhe ti tregojmë atij se kush jahnë shqiptarët e vërtetë. Ne nuk e shesim shpirtin si ai shoku (Kryeministri).

Studenti: Shpresoj që Kryeministri ti miratojë pikat me ligj. Do flasim kur të bjerë në duart e studentëve të juridikut, që do bjerë shumë shpejt. Nuk do flasim as me dialog, as me negociata, por me gjuhën e drejtësisë. Protesta do të përshkallëzohet, nuk do ketë më thirrje me fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat