OSBE: Forcim luftës ndaj trafikimit të qenieve njerëzore, në përputhje me sfidat e reja

Shqipëria

OSBE: Forcim luftës ndaj trafikimit të qenieve njerëzore, në përputhje me sfidat e reja

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 16:09
Robert Wilton

Zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton, tha sot në një se “trafikimi i personave është një formë e neveritshme e skllavërisë moderne dhe, me gjithë progresin e madh, kundërpërgjigjja duhet të forcohet dhe të përshtatet për të pasqyruar dhe trajtuar realitetet dhe sfidat e reja”.

Këtë deklaratë Wilton e bëri gjatë konferencës për trafikimin e personave, të organizuar nga Ministria e Brendshme.

Ndër sfidat, ai përmendi identifikimin e personave të trafikuar, si dhe numrin e ulët të hetimeve dhe dënimeve gjatë dy viteve të fundit. Wilton theksoi se “50 për qind e viktimave të trafikimit në Shqipëri janë fëmijë dhe prandaj Prezenca e OSBE-së ka bërë përpjekje për ta kthyer luftën kundër trafikimit të fëmijëve në përparësi”.

Më tej, ai tha se është tejet e rëndësishme të adresohen shkaqet në rrënjët e këtij fenomeni, si diskriminimi shoqëror dhe mungesa e një përgjigjeje të bashkërenduar, në sektorët ku fëmijët shfrytëzohen, veçanërisht te lypja, “të promovohet zhvillimi social dhe ekonomik i familjeve dhe të investohet për të mbrojtur dhe ndihmuar grupet e cenueshme”.

OSBE-ja bën me dije se mbetet e përkushtuar të bashkëpunojë për të kontribuuar në zhvillimin e instrumenteve efikase në nivel kombëtar për të vënë para drejtësisë dhe për të parandaluar krimin e trafikimit të personave, si dhe për të mbrojtur të drejtat e personave të trafikuar. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat