Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj i cili ka marr pjesë në eventin e Bankës Europiane për Ndërtim dhe zhvillim (BERZH) dhe Bashkimit Europian për prezantimin e arritjeve të programit të këshillimit të bizneseve të vegjël dhe të mesëm në Shqipëri, theksoi se biznesi shqiptar po i përgjigjet dita-ditës konsolidimit ekonomik.
“Biznesi shqiptar po i përgjigjet dita-ditës konsolidimit ekonomik, me zgjerimin e biznesit të vogël, rritjen e punësimit dhe investimeve. Koha për hapin e dytë të reformave!
Sot në eventin e BERZH dhe BE për prezantimin e arritjeve të programit të këshillimit të bizneseve të vegjël dhe të mesëm në Shqipëri. 2 milionë euro mbështetje për mbi 150 biznese në tre vitet e fundit, falë këtij projekti”, shkruan ministri Ahmetaj.
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka zbatuar një program trevjeçar për këshillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Shqipëri, të financuar nga Bashkimi Europian me vlerë rreth 2 milionë euro, ku do të përfitojnë mbi 150 ndërmarrje të mesme dhe të vogla. /ATSH