'Kurrë nuk do të kemi qeveri serioze, po nuk e nxori Edi Ramën para drejtësisë'

Shqipëria

'Kurrë nuk do të kemi qeveri serioze, po nuk e nxori Edi Ramën para drejtësisë'

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 12:31
Lulzim Basha

Nga fjala e Kryetarit të PD, Lulzim Basha, në Kuvendin Kombëtar të PD-së:

 “Largimi i Edi Ramës nga pushteti është i domosdoshëm. Është hapi i parë për ndryshimin e vendit. E gjithë banda kriminale e tij duhet të dalë para ligjit. Asnjë qeveri e ardshme nuk do të jetë serioze nëse nuk nxjerr Edi Ramën para drejtësisë.

Para se të besoni tek Lulzoni Basha duhet të besoni tek ligjet që e ndalojnë Lulzim Bashën të abuzojë me pushtetin.

Sot beteja jonë nuk duhet të jetë vetëm largimi i Edi Ramës, por ndryshimi i këtij sistemi të ndryshkuar. Kjo nuk bëhet me dhunë, por me votë.

Shqiptarët janë te etur për një qeverisje të drejtë.

 Është e qartë se sot vendi ka nevojë për një program emergjence. Programi ynë qeverisës i rakorduar me të gjithë koalicionin opozitar do të konsolidojë ndryshimin e kursit e të vendit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat