Protesta para Kryeministrisë, studentët mirëpresin banorët e “Astirit”

Shqipëria

Protesta para Kryeministrisë, studentët mirëpresin banorët e “Astirit”

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 12:50
Pamje nga protesta

Studentët vijojnë protestën e tyre për të disatën ditë me radhë. Këtë të shtunë, grupit të studentëve të mbledhur përpara Kryeministrisë i janë bashkuar edhe banorët e “Astirit”.

Ndryshe nga disa ditë më parë, kur studentë të mbledhur para Ministrisë së Arsimit refuzuan banorët e kësaj zone të kryeqytetit, që protestojnë për një tjetër kauzë nga ajo e tyre, këtë herë grupi që proteston para Kryeministrisë i ka mirëpritur.

Të gjithë së bashku po protestojnë tashmë si për kërkesat e studentëve, edhe për prishjen e ndërtimeve të paligjshme në zonën e “Astirit”, të prekura nga projekti i “Unazës së madhe”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat