Njoftim i rëndësishëm nga Tatimet: Biznese, paguani këstin deri më 28 dhjetor, ose...

Shqipëria

Njoftim i rëndësishëm nga Tatimet: Biznese, paguani këstin deri më 28 dhjetor, ose...

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 14:33
Ilustrim

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kujton tatimpaguesit se data 30 dhjetor është afati i fundit i pagesës së këstit të Tatimit mbi Fitimin, duke përmbushur kështu detyrimin për vitin fiskal janar-dhjetor 2018.

Kjo bazuar në nenin 30 të ligjit nr.8438 dt.28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshur.

Duke qenë se data 30 dhjetor është ditë pushimi, DPT i kërkon tatimpaguesve që pagesa e kësteve paradhënie të kryehet brenda datës 28 dhjetor, për të shmangur çdo mbingarkesë të mundshme të sistemit bankar.

Në rast mospagimi të detyrimit brenda afateve ligjore tatimpaguesi penalizohet në masën 10% të shumës së këstit për t’u paguar.

Këtij detyrimi i nënshtrohen të gjithë tatimpaguesit që kanë përgjegjësinë e Tatimit mbi Fitimin. Sipas dispozitave ligjore, detyrimin e pagesës e kanë tatimpaguesit me xhiro mbi 8 milionë lekë. Pagesa realizohet përmes sistemit bankar me udhër-pagesë.

Administrata Tatimore pohon se mbetet e angazhuar të informojë me korrektësi tatimpaguesit mbi të drejtat dhe detyrat dhe i nxit ata që të përmbushin në mënyrë vullnetare detyrimet tatimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat